A është Erdogan kalifi i myslimanëve shqiptarë?

Tashmë është fakt! Erdogan ka marrë kontrollin e Komunitetit Musliman Shqiptar me puçin e Edi Ramës. I gjithë ky operacion është ekzekutuar këto ditë në mungesë të ambasadorit të ri të SHBA në Tiranë, i cili sipas gjasave, edhe mund ta anulojë të gjithë procesin. Po çfarë ka ndodhur realisht?

Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar ka vendosur që xhamia e Namazgjasë të menaxhohet veçmas nga KMSH, por nën hyqmin e Muftinisë së Tiranës, në krye të të cilës, është një klerik i afërt me Ankaranë. Muftiu i Tiranës Bilal Teqja, drejton një fondacion që është edhe një OJF në vete, e cila merr në dorë menaxhimin e Xhamisë më të madhë të Shqipërisë, atë të Namazgjasë.

Që këtu kemi një shkelje të rëndë kushtetuese, pasi nuk mundet që një OJF të drejtojë e menaxhojë një objekt kulti. Shteti, sipas kushtetutës ka marrëdhënie me të gjitha organizatat fetare në vend, të cilat i bëjnë të ditur shtetit, objektet që ata kontrollojnë, fondet, por edhe një numër të përafërt besimtarësh. Pasi kemi të bëjmë me një marrëdhënie ligjore dhe institucionale të përcaktuar. Madje shteti ka një zyrë për marrëdhëniet me kultet fetare, për të ditur se kush janë e çfarë përfaqësojnë. Nuk se është një gjë e panjohur, kështu ndodh kudo.

Por të kthehemi tek rasti i marrëveshjes mes Erdoganit dhe KMSH-së. E gjithë negociata mësohet se është kryer nën kujdesin e Edi Ramës dhe në mënyrë të shpejtë që gjithçka të kryhet sa më shpejt. Në fakt ‘Pamfleti’ e ka parashikuar me kohë, se jemi në rastin e dy Komuniteteve Paralele, ku njëri do të kontrollojë Tiranën e tjetri Shqipërinë. Por duke pasur parasush se Tirana ka numrin më të madh të banorëve edhe besimtarëve, myftinia e saj është më e rëndësishmja në të gjithë xhematin. Nuk dihet çfarë ka ndodhur, por fakt është se kreu i KMSH-së ka lëshuar një shkresë ku i hap dritën jeshile menaxhimin të xhamisë së Namazgjasë nga një organizatë “partnere” e tij, çka realisht nuk ka ndodhur kurrë më parë.

E pikërisht kjo shkresë ka çuar në një situatë absurde, pasi qarqet më të egra erdoganiste, kanë nisur ta quajnë kreun e KMSH-së një “dijetar i studiuar në Egjipt”, ndërkohë që deri dje e sulmuan ashpër si një gylenist të bindur. Duket se e gjithë kjo ka ndodhur nën një shtërngesë ku qeveria dhe njeriu i saj, myftiu i Tiranës, që u ftua në podkastin e Edi Ramës, e ka zgjidhur situatën.

Është e paqartë nëse medresja e Tiranës është në dorën e KMSH-së apo të fondacionit që do të administrojë xhaminë më të madhe në vend. I cili, përveç xhamisë do të menaxhojë, parkingjet, biblotekat, por edhe shkollat brenda saj. E këtu është kleçka që duket se tregon se do të kemi medrese paralele, që do të çojë në grupe klerikale paralele. Me një fjalë sekte e tarikate, që në të vërtetë janë lobingje politike e financiare. Sikur të ishte një zhvillim normal që vjen nga besimtarët, që natyrshëm i drejtohen atyre organizatave që besojnë, është krejt legjitime. Por kur kemi infiltrime direkte madje me miliona euro dhe persona të lidhur, kemi të bëjmë me agjentura, madje spiunazhi, që sipas të gjitha gjasave problemet do i sjellin më vonë.

Me ardhjen e ambasadorit të ri të SHBA, gjasat janë që të kemi një risistemim të situatës, por duket se edhe Uashingtoni ka toleruar pak, dmth i ka dhënë një dorë Erdoganit që të kapë pjesën e vet. Në në muajt në vazhdim do të shihet nëse ky pakt është i përkohshëm apo realisht është Erdogani, Kalifi i ri i muslimanëve shqiptarë.

Marrë nga /Pamfleti/

SHKARKO APP