A është vërtet Talo Çela autor i grabitjes në Rinas? Avokati: Ishte i paaftë
A është vërtet Talo Çela autor i grabitjes së Rinasit? Edhe pse ndaj tij rëndon kjo akuzë, avokati thotë se klienti i tij ka qenë i paaftë për ta kryer këtë krim, pasi ditën e ngjarjes ka pasur problem me gjurin pas një aksidenti.
Avokati Luan Kaloçi paraqiti si provë një rezonance të kryer nga i mbrojturi prej tij, si edhe deklaroi se nuk e ka takuar dhe nuk ka folur kurrë me Talo Çelën.
“Nuk kam asnjë kontakt, po ta dija do ta kontaktoja, prokurën ma ka përcaktuar vëllai i tij që aktualisht nuk jeton më. Me Talo Çelën jo vetëm që se kam takuar, por s’kam asnjë telefonatë. Këto janë çështje që do gjykohen, do merren prova dhe më pas do vendoset”.
Nga ana tjetër, Kaloçi paraqiti edhe kërkesën për të marrë në pyetje berberin, i cili garantoi se ditën e krimit, Talo Çela ishte në ambientet e sallonit të tij.