A është vr*rë Faton Hajrizi? Albulena Haxhiu: Nuk e dimë ku ka ndodhur ekze*utimi
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu kërkon nisjen e një hetimi vendor dhe ndërkombëtar për nxitjen dhe organizimin e arratisjeve të të burgosurve nga burgjet e Kosovës për në territorin e Serbisë.
Për të shteti i Serbisë po inkurajon dhe organizon arratisjen e të burgosurve, paraburgosurve dhe të kërkuarve nga drejtësia e Kosovës, në këmbim të një “ambienti mburojë ndaj pandëshkueshmërisë e ndjekjes penale të kriminelëve nga organet e Republikës së Kosovës”.
“Një mbështetje e tillë është padyshim e qëllimshme, e organizuar dhe e lidhur me qëllimin për të dëmtuar rendin publik, kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
Reagimi i saj ne rrjetet sociale erdhi një ditë pasi i arratisuri nga burgu i Faton Hajrizi, i vrarë nga autoritetet në Serbi. Sipas ministres Haxhiu, nuk dihet me siguri nëse Hajrizi është vrarë dhe nëse akti ka ndodhur në Serbi apo në Republikën Sërpska të Bosnje-Hercegovinës.