A futet Hezbollah në luftën Hamas-Izrael? Përgjigjet eksperti: 100 mijë anëtarë, por trupa aktive ka…

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Brenton Kotorri thotë se nuk ka shumë mundësi që Hezbollahu të përfshihet më tepër në luftën mes Hamasit dhe Izraelit. Sipas tij, diçka e tillë mund të ndodhë vetëm me ndërhyrjen e Iranit. Ai thotë se ky grup ka 100 mijë anëtarë, por trupa akivë mund të ketë 10%.

“Kur ti jeton aq i izoluar dhe pa asnjë mundësi për të bërë një jetë normale, gjysma janë të papunë, gjysma janë fëmijë, jetojnë me ndihma humanitare. Ti nuk është se joshesh shumë nga gjërat e tjera përveç Hamasit, apo përveç ekstremizmit.

Pjesa më e madhe e tyre në rripin e Gazës janë myslimanë dhe ata kanë një lloj dyzimi midis kësaj, pra një lloj moderimi fetar dhe një ekstremizmi nacionalist sepse Hamasi nuk është modernizëm fetar, është ekstremizëm nacionalist, ndërsa në bregun perëndimor atje ka dhe të krishterë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse Hezbollahu përfshihet pak më tepër, që në gjykimin tim nuk ka gjasa të përfshihet më tepër, sepse vërtetë ka 100 mijë anëtarë, por trupa aktive mund të ketë 10% që i mban me pagesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa tjetër kanë jetë normale, por janë anëtarë të Hezbollahut, gjasat janë vetëm nëse Irani kërkon ta ndezë dhe rindezë, atëherë mund të ketë më shumë furnizime, me armatime, me pagesa, me ushtarë, me inspirim ndoshta për njerëz të tjerë që mund të vijnë ndërkombtarisht për të luftuar, por aktualisht Hezbollahu dhe Irani nuk e ka kapacitetin për të bërë një luftë frontale”,- tha Kotorri në një intervistë për “Review” në Euronews Albania.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?