A i duhet Shqipërisë legalizimi i kanabisit? Deputetja e PS, Resulaj: Sfida më e madhe mbetet zbatimi

Deputete e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj ka folur në lidhje me ligjin për legalizimin e kanabisit. Sipas saj, duhet të kuptojmë që ligji në fjalë ka të bëjë me përdorimin për arsye mjekësore dhe industriale, dhe padyshim që nuk përjashtohet as qëllimi ekonomik. Sfida më e madhe, sipas Resulit, mbetet implementimi dhe zbatimi i këtij projektligji, si një nga shqetësimet kryesore edhe të ndërkombëtarëve.

A i duhet Shqipërisë legalizimi i kanabisit?

Duhet të kuptojmë që përdorimin e ka për arsye mjekësore dhe industriale, dhe padyshim që nuk përjashtohet as qëllimi ekonomik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht të gjitha dilemave që mund të ketë, përdorimi është mjekësor dhe industrial. Sigurisht që karakterin e ka edhe ekonomik, për sa kohë flasim edhe për eksporte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në projektligj janë parashtruar të gjitha hapat në mënyrë të detajuar, dhe problemi i vetëm që mbetet, ashtu sikurse në çdo projektligj , mënyra se si zbatohet dhe se si ndiqet dhe ky është shqetësimi i ndërkombëtarëve dhe BE për të parë se sa mirë do të zbatohen të gjitha hapat e këtij projektligji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?