A i është hequr non-grata Berishës? Paloka zbulon prapaskenat në Shtëpinë e Bardhë: Ja ç’tha Rubio

Në “Off the Record” janë zbuluar detaje të reja rreth nongrat-ës së Sali Berishës nga Amerika, prej kreut të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka. Lidhur me raportin e fundit të DASH, ku lideri i opozitës ende figuronte nongrata, Paloka tha se ai është përpiluar nga administrata e shkuar, e drejtuar nga dyshja Biden-Blinken.

“Është e vërtetë është një raport ku DASH, ai i administratës së kaluar. Ky raport është i administratës së kaluar, nuk është raport i administratës Trump. Por edhe ai raport i asaj administrate e vulos qeverinë e Ramës si narkoshtet. Edhe në raporte të tjera është quajtur qeveria më e korruptuar nga DASH dhe pastaj vinte Blinken, që thoshte, ky është udhëheqësi më i madh. Kjo ishte absurde. Ky rasti që përmendet , është raport i administratës së kaluar. Berisha është nongrata, s’është se kanë përmendur diçka që nuk dihej. Kanë futur një fakt që është i njohur, ende nuk i është hequr nongrata Berishës”, tha Paloka në A2 CNN.

Sipas deputetit demorkat, nongrata Berishës “do t’i hiqet shumë shpejt”. Paloka tha se me ardhjen e tij në detyrë si pasues i Antony Blinken, de jure ka rënë masa non grata për Berishën dhe se pavarësisht burokracive, administrata Trump e ka shprehur hapjen mbështetjen për PD.

SHKARKO APP