A janë fshehur të vdekurit nga COVID-19? Eksperti i PD: Ka raste, një person nga Shkodra…Specialisti i ISHP: Nuk kemi gënjyer asnjë shifër

A janë fshehur shifrat reale, a ka më shumë viktima në vend nga COVID-19? Kjo çështje është diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në News24. Gazmend Koduzi, anëtar i grupit të ekspertëve në PD tha se ka disa raste. Sipas tij, një person nga Shkodra është sjellë në spital në Tiranë dhe ka qenë i prekur nga COVID-19. Por vdekja e tij është raportuar për shkaqe të tjera. Nga ana tjetër specialisti i ISHP, mjeku Dritan Ulqinaku tha se nuk është gënjyer për asnjë shifër.

Gazmend Koduzi: Ka qenë një person nga Shkodra që është sjellë në spital në Tiranë ka qenë i prekur nga COVID e ka vdekur. Nuk është raportuar si viktimë e COVID por thuhet ka vdekur nga shkaqe të tjera. Por ka dhe raste të tjera. Për mua të gjithë të vdekurit duhet t’i nënshtrohen tamponimit.

Sokol Balla: Jeni i sigurt se numri i fataliteteve është 31? A ka një analizë se përse njerëz kanë vdekur? Na thoni sa njerëz kanë vdekur nga janari në mars, ne të krahasojmë shifrat.

Dritan Ulqinaku: Numri i të vdekurve është publik. Nuk ka ndryshim statistikor. Rishikimi i shifrave ndodh kudo. Ndodh në Angli që ne i referohemi shumë studimeve. Kishin vdekur në shtëpi dhe i fusin shifrat. Ne absolutisht nuk kemi gënjyer asnjë shifër dhe e them me përgjegjësi absolute. Unë kam një eksperiencë 30-vjeçare në ISHP nuk di ndonjë rast që të jetë fshehur diçka.

Balla: Pse opozita kaq e ashpër? Duke konfuze.

Koduzi: Po të shikosh me vëmendje artikulimin që ka bërë opozita në lidhje me situatën e COVID ka qenë konsistent. Shikoni që më 24 shkurt ne kemi thënë që qeveria duhet të marrë masat për të ndërprerë udhëtimet nga zonat e kuqe. Kemi qenë pro masave të mbylljes. Kemi thënë për fasonë që duhet të mbyllen si vatra infektimi dhe duhen ndihmuar. Qeveria i la hapur dhe nuk i ndihmoi. Ne kemi qenë konstant në qëndrimet tona. hapja duhet bërë dhe duhet të ishte bërë por duhet të rritet numri i testimeve për të zbuluar prevalencën.

Për testin për të matur IGG apo IGM nuk jemi gati. Tani i janë bërë rreth 100 mjekëve por jo se janë marrë masat për t’i bërë popullatës. Duhet që të dimë ku e kemi ngarkesën, ku të lëshojmë dhe ku të tërheqim.

Një shembull ka Greqia e cila ka ngritur 500 ekipe që do shkojnë shtëpi më shtëpi për të bërë testime. Për të matur sa persona e kanë kaluar këtë infeksion. Kjo do të shërbejë nesër për turizmin.

SHKARKO APP