A ka krisje me Kurtin? Rama: Me Albinin s’kam asgjë, biseda me të është e këndshme. Është shumë marksist
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka një marrëdhënie të krisur mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai madje u shpreh se e çmon si njeri pavarësisht bindjeve politike të tij të majta, sidoqoftë me Kurtin si kryeministër ka një ndarje shumë të madhe.
”Se flitet sikur ka ndonjë gjë personale mes meje dhe Albinin, kjo s’ka lidhje fare. Unë jo vetëm që nuk kam problem, e konsideroj një njeri atraktiv që mund të flas shumë, mund të mos biem dakord për shumë gjëra po biseda është e këndshme.
Për mua është shumë marksist, por biseda bëhet. E kam shumë marrëdhënie pozitive me atë person. Me kryeministrin e Kosovës në këtë moment kam një divergjencë të madhe, një vetizolim i çuditshëm që po ja imponon vetë Kosova zyrtarëve partnerëve dhe miqve tanë. Masat janë të përkohshme, por janë lënduese”,-tha Rama.