A ka ndonjë të shëruar që ka qenë në intubim, ja përgjigja e doktor Pëllumb Piperos
Doktor Pëllumb Pipero, duke ju përgjigjur interesit të publikut u pyet në lidhje me pacientët e intubuar, nëse ka ndonjë rast që ata të shpëtojnë.
“Për fat të keq, në rastet e frymëmarrjes së intubuar, nuk ka asnjë të shpëtuar, sepse kemi të bëjmë me një frymëmarrje artificiale, e cila në asnjë rast nuk mund të jetë shpëtuese. Janë raste shumë të rralla që mund të ndodhin, por aktualisht gjatë pandemisë, ne nuk kemi pasur asnjë jetë të fituar në rastet e intubuara” – deklaroi Pipero në studion e Eni Vasilit.