A ka PD një “qeveri hije”? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi
I ftuar në SYRI TV për të komentuar vendimin e KQZ për ti hequr mandatin e kryebashkiakut Agim Kajmakut, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi foli edhe mbi aktualitetin politik në vend dhe atë brenda selisë blu.
Sipas Bardhit, PD e ka gati qeverinë “hije”, por sipas tij, angazhimi në një parti politike nuk duhet parë si ndarje postesh.
A ka PD një qeveri hije?
“PD ka kapacitete për të krijuar jo një, por disa qeveri. Ekipi është i gatshëm, por unë nuk e shikoj angazhimin e një partie politike si ndarje postesh. Ne duhet të ndajmë përgjegjësitë dhe secili duhet të kenë integritetin dhe përgjegjësinë për ti shërbyer shqiptarëve”, u shpreh Bardhi
Sa i përket tezës së ish deputetes Grida Duma se duhej të vijohej me protesta pas “Jo”-së së BE për hapjen e negociatave, sekretari i përgjithshëm i selisë blu deklaroi se, PD nuk është një parti që organizon vetëm protesta, por shtoi se objektivi i kësaj force politike është të detyrojë mazhorancën ta çojë vendin drejt zgjedhjeve parlamentare dhe lokale si mënyrë për zgjidhjen e krizës politike.
“PD dhe opozita ka ndërmarrë një prej aksioneve më radikale dhe protesta nga më të mëdhatë. Ka patur një vendim drastik për djegien e mandateve. Nuk datë për ndonjë protestë, por nuk ka as një vendim për mosmbajtjen e protestave. PD nuk është parti që organizon vetëm protesta. Ne do të vijojmë të organizojmë sa herë të jetë e domosdoshme. Objektivi ynë është të detyrojmë qeverinë të zgjidhë politikisht krizën, duke e çuar vendin në zgjedhje lokale dhe parlamentare njëkohësisht”, deklaroi Gazment Bardhi.
Intervista në SYRI TV: