A ka Shqipëria informacion për sulme nga Irani? Naço zbulon sesi u paralajmëruam për sulmin rus në Ukrainë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Nasip Naço flet për paralajmërimin nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë për një kërcënim të mundshëm nga Irani ndaj Shqipërisë. Për të institucionet ligjzbatuese dhe ato informative janë në gatishmëri të vazhdueshme për përballimin e çdo rreziku.

”Organet ligjzbatuese, informative, janë në alert 24 orë çdo ditë. Mund të jetë çdo ditë, çdo muaj. Ajo që mund të them është se jo çdo gjë mund të bëhet publike”, u shpreh ai.

Duke sjellë një shembull nga përvoja e tij në krye të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Naço zbuloi se Shqipëria kishte marrë informacion paraprak për sulmin rus ndaj Ukrainës. ”Ne kemi pasur informacion disa orë para sulmit rus ndaj Ukrainës kur ka ndodhur. 4 ose 10 orë më parë, por jo më pak se brenda ditës na erdhi informacioni”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, mbledhjet e strukturave të sigurisë zhvillohen periodikisht dhe bazohen në informacione të ndjeshme që nuk mund të bëhen gjithmonë publike, ndërsa garantoi se institucionet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatave të rrezikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?