A kaloi Shqipëria valën e dytë nga Covid-19? Flet mjeku Alimehmeti

Shqipëria po lë pas valën e dytë dhe më të ashpër të Covid-19. Në vlerësimin e specialistëve, pozitiviteti nga infektimet e reja këtë periudhë ka rënë nën 20%, duke zbritur nga kulmi që u shënua në fillim të marsit.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se përmirësimi i situatës po reflektohet edhe në uljen e shtrimeve në spital dhe të humbjeve të jetës. Epidemiologu rekomandon që edhe ekspertët e Komitetit Teknik të ndjekin një politikë tjetër për rregullat anti-covid.

”Ne vijojmë të kemi vatra, pasi masat i kemi për të gjithë njësoj, ndërkohë që këto masa nuk i prekin të gjithë njësoj. Kështu që, duhet të jemi të qartë në këtë drejtim. Është koha e masave elegante, ka ardhur koha e bisturisë dhe ka ikur koha e sharrës”.

SHKARKO APP