A kishte hile politike në uljen e pragut? Balla: 3% ishte lapsus

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka shpjeguar gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” arsyet e uljes së pragut zgjedhor nga 3% në 1 %.

Balla tha se propozimi i PS ofroi një prag më të ulët dhe njëkohësisht ky rezultat është arritur në dakordësi me opozitën parlamentare.

Fevziu: Pse ka shkuar pragu nga 3% nivel lokal në 1% nivel kombëtar?

Balla: Në radhë të parë duhet të kuptoni që pragu rajonal 3% ka qenë një lapsus. Kishte vlerë vetëm në Tiranë dhe ky prag ishte një ndryshim natyror i sistemit.

Në variantin e propozuar fillimisht bazuar dhe në eksperiencat e të gjitha vendeve ne kërkuam prag kombëtar. Në Kroaci pragu është  5 përqind. 1% është pragu natyror në çdo qark. Ne kemi bërë pragun më të ulët.

Fevziu: Kishte një hile politike, u bë një tentativë për të futur parti të tjera që mund të garojnë për t’i marr vota opozitës?

Balla: Ky ka qenë një proces negocimi me opozitën parlamentare, sepse me opozitën parlamentare kam ardhur sot në fund të këtij procesi. Mos kini asnjë merak nuk ka asnjë prapaskenë, është thjesht një normalitet.

Fevziu:  Mirë do të kishte qenë tre përqind, se tani hyn deputet me 15 mijë vota në nivel kombëtar.

Balla: Siç e kishim mund të hynte me 11 mijë, madje në Vlorë edhe me 8500.

SHKARKO APP