A mund të bashkohet PD-ja? Kreshnik Spahiu: S’ka aleancë pasi u rrahën
A do të bashkohet PD-ja, tani që grupet kanë dhënë sinjalet? Kreshnik Spahiu e sheh të pamundur mundësinë e bashkimit real të PD-së, pas mosmarrëveshjeve të thella deri në dhunë që patën pak muaj më parë. Në një intervistë për ”Euronews Albania”, ai tha se PD-ja e Berishës dhe ajo e Bashës, po aktrojnë për t’ia faturuar njëri-tjetrin humbjen në zgjedhjet e ardhshme.
“Të dyja palët aktrojnë për t’ia faturuar dështimin palës tjetër. Se pas 7 muajsh do gjykohen në zgjedhje dhe të dy e dinë cili është rezultati. PD e ka humbur 24 vjet Bashkinë e Tiranës. Një parti e përçarë, pa mbështetjen e ndërkombëtarëve, s’ka asnjë shans që të fitojë bashkinë e Tiranës.
Po bëjnë gati alibinë e humbjes. Basha fshihet, s’ka asnjë deklaratë sikur s’ka qenë ai kandidati për kryeministër. Po bëjnë sikur duan të bashkohen. A mund të funksionojë aleanca e dy palëve që janë rrahur para më pak se muajsh, është e freskët dhuna. Të dyja palët kanë marrë hurin për t’u rrahur me njëri-tjetrin”, tha Spahiu.