A mund të dhunohet motra?! Pranga 28-vjeçarit në Tropojë

Dhuna në familjet shqiptare nuk kursen as atë të vëllait ndaj motrës.

Policia e Tropojës ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, me akuzën e dhunës në familje.

Shtetasi Ndriçim Ndrepepaj, banues në fshatin Cërrnicë, u prangos nga blutë e Bajram Currit pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta motrën e tij, shtetasen D.N., 41 vjeçe, banuese ne Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “dhuna në familje”.

Dashuria që motra ka për të vëllain, është e njohur që nga antikiteti. Në Greqinë e Lashtë, është e njohur një histori kur motra theu urdhrin e mbretit dhe varrosi të vëllain e saj, të vrarë në sheshin e betejës, ndonëse shkeli urdhrin se kush prekte viktimën do të vritej. Por për hir të kësaj dashurie të pakufishme, ajo u fal.  

Por në kohë moderne, në Shqipëri, vëllai edhe mund të ushtrojë dhunë ndaj së motrës së tij.

SHKARKO APP