A mund t’ua përkeqësojë ibuprofen gjendjen personave me COVID-19? Sqaron Organizata Botërore e Shëndetësisë

Në lidhje me pyetjen “a mund t’ua përkeqësoj ibuprofen sëmundjen njerëzve të prekur me Covid-19”, OBSH sqaron për të gjithë qytetarët se nuk ka rekomanduar kundër përdorimit të ibuprofenit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sqaron:

“Tani për tani, bazuar në informacionet që ka në dispozicion, OBSH-ja nuk rekomandon kundër përdorimit të ibuprofenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne jemi duke u konsultuar me mjekë që trajtojnë pacientë me COVID-19 dhe nuk jemi në dijeni për raportet e efekteve negative të ibuprofenit, përveç efekteve të ditura anësore, që e kufizojnë përdorimin e tij te njerëz të caktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

OBSH-ja nuk është në dijeni për të dhëna të publikuara klinike, ose të bazuara në popullsi, në lidhje me këtë çështje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?