A ndihet i kërcënuar ambasadori Soreca? Ministri Çuçi tregon arsyet pse mbrohet nga Garda

Javën që shkoi në media qarkulloi lajmi për mbrojtjen e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca nga Garda. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi sqaron motivet që çuan në këtë vendim. Për ”TCH”, Çuçi la të kuptohej se nuk ka rrezik të shtuar, por është një vendim që reflekton ndryshimet në ligjin e Gardës për ruajtjen e personaliteteve, përfshirë edhe diplomatët e huaj.

Pse është shtuar mbrojta për kreu e delegacionit të Bashkimit Evropian?

Bledi Çuçi: Është një vendim që ka marrë qeveria shqiptare në mbështetje të ligjit për Gardën e ka vlerësuar si të tillë në një moment të caktuar, është çdo gjë në rregull.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush ia kërcënon jetën ambasadorit Soreca?

Swiss Digital Mobile Reklama

Bledi Çuçi: Nuk është çështje kërcënim jete, është në vlerësim të masave të qeverisë, është vendim i marrë nga qeveria shqiptare.

Rreziku vjen nga politika, drejtësia apo elementë të botës së krimit?

Bledi Çuçi: Është vlerësim dhe vendim i qeverisë shqiptare në mbështetje të ligjit për Gardën. Nuk ka kërkesë të BE-së, është një vlerësim që bën qeveria shqiptare në një moment të caktuar për të shtuar sigurinë aq asgjë më tepër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?