A përhapet Covid-19 në det? Skënder Brataj: Problem është…
Kreu i Emergjencës Kombëtare, Skëndër Brataj, thotë se nuk përbën problem uji i plazheve, por qëndrimi afër në rërë dhe çadra. Brataj tha se duhet të ruhet distanca në plazhe dhe shtoi se pas 1 qershorit do të jepet të gjitha direktivat se si do të funksionojnë plazhet.
”Nuk është puna e plazhit dhe ujit, për është e rërës kur del. Ne e dimë mirë dendësinë e popullsisë në plazhet tona gjatë verës. Është grumbullimi i njerëzve në rërë dhe në çadra, në shezlone. Në ujë janë bërë studime për ujërat e deteve, ku është treguar se nuk ka një gjurmë të virusit apo mbi infeksion. Problem është qëndrimi afër në rërë dhe distancimi social sikurse e kemi thënë. Nga data 1 qershor do të jepet të gjitha direktivat sesi do të funksionojnë plazhet, qysh nga distancat dhe numri për metër katrorë, që janë faktorë për të ruajtur nga mos infektimi. Ata që u drejtohen plazheve janë të sigurt, pasi po i shohim edhe në tavolina që po rrinë pranë. Këtu futet në lojë kultura e popullatës, pasi ankohemi për masat, por në fakt jemi të parët që nuk ruajmë distancën. Sillemi sikur nuk ka fare infeksion”.