A po e sanksionon ai i pari Kurtin? Rama i përgjegjet gazetarëve: Nuk mund të mos reagoj kur Kosova po ”digjet”

Pasi njoftoi anulimin e mbledhjes me qeverinë e Kosovës që ishte planifikuar për tu mbajtur në Gjakovë, kryeministri Edi Rama iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në lidhje me sanksionet që ai paralajmëroi.

I pyetur nëse Shqipëria dhe ai po i paraprijnë sanksioneve të bashkisë EuroAtlantike, për të cilat paralajmëron Prishtinën zyrtare, Rama refuzoi ta pranonte këtë, por theksoi se si kryeministër i vendit nuk mund të mos reagojë kur Kosova digjet.

“Jo, fare sepse thashë se kam disa ditë që kërkoj ta takoj. Ka qenë i zënë e mirëkuptoj. Por nuk jemi në kushtet kur mund të bëjmë një mbledhje si UFO. Shqipëria nuk është UFO të paktën, është pjesë e pandashme e njësisë Euroatlantike. Ndaj s’mund të bëjmë teatër, me marrëveshje për bujqësinë dhe blegtorinë, ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë por po digjet në reputacionin e saj ndërkombëtar me ata që e krijuan si shtet”, tha kreu i qeverisë.

SHKARKO APP