A po i përshtatet agjendës së tij mbërritja e vaksinave anti-covid? Rama: Ndodhi ajo që ndodh me mua

Mbrëmjen e së hënës mbërritën në Shqipëri një sasi prej mbi 15 mijë dozash të vaksinës Pfizer, edhe pse u njoftua fillimisht që vaksinat do të mbërrinin me një ditë vonesë, me kthimin e kryeministrit Edi Rama nga Brukseli, por vaksinat ishin të pranishme në Aeroportin e Rinasit.

Sot, në konferencën e përjavshme për ”Ekonomia në Fokus”, i pyetur nga gazetarët nëse po i përshtatet agjendës së tij edhe mbërritja e vaksinave, Rama tha “Ndodhi ajo që ndodh me mua dhe ata që flasin anglisht. Ndodhi ajo “me gishta në vesh”, kur i thonë, që “o do vinë sot, o do vinë sot”. Shumë e thjesht”.

Nga ana tjetër kryeministri tha se si rezultat i këmbënguljes së tij, ka siguruar angazhimin nga Pfizer edhe për një tjetër sasi vaksinash muajin e ardhshëm. ”Unë vërtet jam lypsi më i gjatë dhe më i madh kur vjen puna për nevojat e njerëzve, por nuk jam një lypës që kthej faqen tjetër kur ha shuplakën e moskorrektesës të atyre që marrin përsipër angazhime. Dhe jo vetëm ndodhi ajo, por si rezultat i asaj, morëm edhe angazhimin për 30 mijë vaksina të tjera në muajin prill nga Pfizer”,-tha Rama.

SHKARKO APP