A po përgatitet takimi i Ramës me Tsipras? Bushati nuk jep datë por ja çfarë thotë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati njoftoi sot se puna për takimin e dy kryeministrave, atij shqiptar Edi Rama me atë grek Alexis Tsipras është në proces.

Në një komunikim me mediat para ardhjes së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias në Tiranë, Bushati informoi se ka progres në negociata dhe pritet ende disa vendime në ditët në vijim.

“Puna është në proces. Çdo gjë do bëhet në kohën e duhur. Thjesht dua t’ju qetësoj. Sot është një takim i radhës me homologun grek. Jemi në një fazë të re, në disa fusha është bërë progres. Kemi disa fusha të tjera që në ditët në vijim mendoj se do bëjmë progres. Unë kam firmosur plotfuqishmërinë për ekipin negociator dhe besoj se do biem dakord edhe me homologun grek për datat e takimeve dhe kalendarin se si do të punojë grupi i punës dhe po punojmë edhe për takimin e kryeministrave”, tha Bushati por pa treguar një datë se ku do të jetë ky takim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?