A po qarkullon “Delta”? Fico: Kemi hasur sinjale, ja nga vjen rritja e rasteve të reja

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico vlerëson se rritja e rasteve të ditëve të fundit në vend lidhet me heqjen e kufizimeve për shkak të sezonit turistik.

Në një intervistë për ABC, Fico thekson se rritja nuk është në nivele shqetësuese, por e pritshme.

E pyetur nëse po qarkullon në vendin tonë varianti “Delta” i Covid, ajo thotë se ashtu sikurse kanë bërë me dije në laboratorin e ISHP janë hasur sinjale të pazakonta, ndërkohë që ende nuk kanë marrë një përgjigje nga Gjermania.

Pjesë nga intervista:

Albana Fico: Prej 17 javësh situata ka pasur një trend të qëndrueshëm. Sot në spital kemi  5 të shtruar dhe s’kemi fatalitete. Duhet të japim gjithmonë pak kohë një fenomeni që ndryshon a është një qëndrueshmëri që na bën të mendojmë se kemi kthesë në këtë proces.

Juli Xhokaxhi: Raste të reja në shtim, nuk kemi fatalitete dhe shtrime të shumta. Prekshmëria është te moshat  e reja apo virusi është dobësuar?

Albana Fico: Janë dy elementë të tjerë. Nuk duhet të harrojmë që në verë ka një hapje me lehtësim të masave me ose pa variante është diçka që do të sjellë rritje. Këto infeksione janë në numra të vegjël, por për të thënë që pandemia ka mbaruar nuk është e arsyeshme dhe është e parakohshme. Lehtësimi i masave, një harrim nga ana e qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, grumbullimet, tendenca në vendet e pushimit që grumbullohen. Të gjitha këto janë gjëra që kanë sjellë rritje të rasteve. Ky është një moment kyç që duhet të jemi të vëmendshëm. Ndërkohë që po vazhdojmë me vaksinimet, sot jemi diku 500 mijë të vaksinuar me të dy dozat. Kjo nuk është e mjaftueshme që të na bëjë të jemi të qetë. Duhet të jemi alert në raport me masat e marra. Të gjithë e duam fundin e kësaj epopeje.

Juli Xhokaxhi: A ka hyrë në vendin tonë varianti Delta? Shenjat deri tani tregojnë për një gjë të tillë? Ju çfarë po bëni?

Albana Fico: Varianti Delta ka prekur 104 vende të botës. Në laboratorin e  ISHP kemi pasur sinjale të pazakonta të mostrave. Në fillimin e pandemisë kishin virusin që erdhi nga Kina. Më pas u përballën me  sinjale të pazakonta. Edhe sot kemi sinjale. Ne kemi izoluar këto mostra dhe i kemi dërguar në Gjermani. Presim edhe përgjigjen. Do të ishte e pamatur nga ana ime që të thoja se e kemi. Shifrat për të cilat flasim nuk janë të atij niveli. Varianti delta është i studiuar mirë. Jemi përpara një varianti që qarkullon bollshëm në botë. Kjo lloj gjëje është e rëndësisshme të kuptojmë që ky variant ka transmetueshmëri më të lartë. Kur lehtësohen masat ka histori shpërthimi. Nuk është vetëm Delta që qarkullon. Ne duhet të vaksinohemi.

SHKARKO APP