A po shkojnë drejt imunitetit të tufës? Suedezët japin shenja pozitive

Suedia regjistroi 172 vdekje nga koronavirusi dhe 682 raste të reja një ditë më parë. Kjo ishte një nga ditët me bilancin më të zymtë që kur nisi kriza.

Megjithatë, suedezët vazhdojnë të mos imponojnë izolim total siç ka bërë pjesa tjetër e Europës. Parqet e vendit u mbushën plot, raporton Daily Mail.

Stokholmi ka numrin më të madhe të të prekurve dhe të viktimave në vend. Por deri më 1 maj, parashikohet se një e treta e popullsisë do jetë ekspozuar ndaj virusit.

Kjo do të thotë se deri në fund të majit, Suedia mund të bëhet vendi i parë që krijon ‘imunitetin e tufës’. Nëse arrihet një gjë e tillë, sëmundja do ngadalësohet dhe do të zbutet.

Megjithatë këto mbeten thjesht spekulime.

SHKARKO APP