A sëmuremi nga gripi i shpendëve?
Të dielën Ministria e Bujqësisë pranoi se në Shqipëri ka grip të shpendëve, dhe rastet janë në Durrës. Virusi H5N8 nuk shkakton sëmundje në popullatën e gjerë. Vetëm punonjësit e pularive apo të fermave ku ka rënë virusi mund të shfaqin shenja të lehta të gripit, por pa rrezik për jetën.
“Vetëm në një vend janë parë raste te punonjësit e stabilimentit të shpendëve dhe këto raste kanë qenë me forma të lehta”, thotë shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.
Po ashtu ajo tregon se çfarë është virusi H5N8 i cili po vret mijëra shpendë ekspertët qetësojnë qytetarët në lidhje konsumimin e produkteve të shpendëve. “Është një virus që jep epidemi te shpendët, por te njerëzit ka një impakt fare të vogël”.
Mishi dhe vezët mund të vijojnë të konsumohen, pasi të jenë larë mirë dhe të jenë gatuar në temperatura të larta. Kurse mjekët veterinerë iu bëjnë thirrje të gjithë fermerëve të raportojnë për çdo situatë të mundshme që konstatojnë në shpendët e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

