A u filmua plagosja e gjyqtarit Artan Gjermeni?

Plagosja e Artan Gjermenit nga dy persona, provohet nga pamjet filmike, sipas gazetës Shekulli. Ato u regjistruan nga një biznes pranë shtëpisë së gjyqtarit.

Pavarësisht pretendimeve të gjyqtarit Artan Gjermeni se ai u “vetëplagos” në garazhin e tij me një mjet prerës, llamarinë, policia po heton një pistë tjetër, e cila lidhet me një konflikt shumë pranë banesës së të dëmtuarit.

Burime konfidenciale pranë grupit hetimor pohuan për “Shekulli”-n, se gjyqtari u konfliktua fizikisht me dy persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Këto dyshime, për policinë e kryeqytetit, konstatohen nga këqyrja e kamerave të sigurisë të një biznesi, i cili ndodhet në Rrugën e Elbasanit.

Lidhur me këtë konstatim të ekspertëve të Krimeve të Rënda, vetë gjyqtari nuk dha asnjë shpjegim, duke i qëndruar versionit të parë, atë të plagosjes aksidentale dhe, duke mos bashkëpunuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Artan Gjermeni kërkoi t’I kthehen paratë e sekuestruara nga policia e kryeqytetit, pasi ato ishin të familjarëve të tij dhe në këtë mënyrë, hetuesit nuk mund të vendosin “ngrirjen” e tyre.(lapsi)

SHKARKO APP