A u krijua Covid-19 në laborator? Një studim thotë Po, dhe se është financuar edhe nga…

Si dhe kush e përhapi Covid-19? Këto dy pyetje për Covid-19 ende nuk kanë marrë përgjigje. Virusi është krijuar në laborator dhe më pas është bërë përpjekje për të fshehur të vërtetën, duke thënë se erdhi nga lakuriqet e natës. Një studim i publikuar së fundmi hartuar prej dy shkencëtarëve njëri britanik dhe tjetri norvegjez konfirmon dyshimin e hedhur që në fillim të pandemisë së Covid-19 mund të mos kishte origjinë natyrale nga bota e kafshëve.

Angus Dagleish dhe Birger Sorensen prej një viti kanë studiuar origjinën e koronavirusit dhe kanë arritur në përfundimin se ai nuk ka asnjë paraardhës natyral nga i cili mund të ketë rrjedhur virusi që njohim sot. Studimi është publikuar ekskluzivisht në Daily Mail thotë se gjithçka nisi nga një përpjekje e shkencëtarëve kinezë për të krijuar një koronavirus më ngjitës dhe për të parë se si ai do të sillej te njerëzit.

Studimi kinez i Wuhanit ka zgjatur gati 5 vjet dhe madje ka marrë edhe një ndihmë prej 600 mijë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara. Ndihma u ndërpre gjatë presidencës së Barack Obamës. Kohët e fundit ka një shtim të vëmendjes për të zbuluar origjinën e koronavirusit, gjë që ka shkaktuar përplasje të forta mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

SHKARKO APP