A u pyet Moisi Habilaj për çështjen “Tahiri” në seancën 3-orëshe? Gazetari italian jep detaje

Gazetari italian Dario De Luca ka dhënë detaje për “News24”, lidhur me marrjen në pyetje të Moisi Habilajn nga prokurorët shqiptarë. Ai tha se Habilaj u pyet sot në orën 09:00 nga prokurorët shqiptare, të cilët zbarkuar në Itali dy ditë më parë.

“Dy prokurorë morën në pyetje Habilajn, në një seancë që zgjati rreth tre orë. Por nuk kemi informacion për seancat e pyetjeve”, tha ai.

I pyetur nëse Moisi Habilaj është marrë në pyetje nga prokurorët shqiptare lidhur me çështjen “Tahiri”, gazetari italian tha se me siguri kjo ka ndodhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ai shton se, “Nuk dihen informacionet që morën prokurorët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetari italin tha se nesër dalin përpara gjykatës, personat e grupit ku pjesë e tyre edhe dhe Moisi Habilaj si një nga personazhet kryesor të grupit.

“Mësohet se 14 persona do të paraqiten para gjykatës, por kjo do të jetë një seancë tranzitore. Pasi për çështje burokratike, do të ketë një seancë tjetër për ta”, tha De Luca.

A u pyet Moisi Habilaj për çështjen “Tahiri” në seancën 3-orëshe? Gazetari italian jep detaje

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?