A u trukua Skënderbeu-Lokomotiva? Ja mesazhi që kompromenton korçarët (FOTO)

 
 
Ekipi i Skënderbeut, i cili luante dje ndeshjen e fundit në Europa League përballë Lokomotivës së Moskës, u mund 3-0.
 
Gjithsesi korçarët luanin sa për statistikë pasi matematiisht ishin të eliminuar, një eliminim që gjithsesi nuk mërziti askënd, pasi arritja deri në fazën e grupeve ishte historike jo vetëm për Skënderbeun por për futbollin shqiptar në tërësi.
 
Por, rezultati i humbjes ka ngritur hijet e dyshimit për një trukim të mundshëm, më tepër se sa tek shifrat 3-0, dyshimet lidhen me mënyrën se si dhe kur u pësuan dy golat e fundit.
 
Korçarët pësuan dy gola foshnjarak në fund të ndeshjes, në minutat 89’ dhe 91’.
 
Gjithçka mund të ndodhë në futboll, por nëse shohim golat dyshimet përforcohen edhe më tej.
 
Në zonën e Skënderbeut mbmërrin një kros i gjatë nga mbrojtja e miqve, dhe Jashanica, dukshëm i avantazhuar nga sulmuesi i Lokomotivës Naise, nuk largon topin, por e humbet kontrollin e tij në mënyrë foshnjarake. Mjaft e lehtë për senegalezin e ekipit rus për ta shtyrë në rrjetë.
 
2 minuta më vonë, lojtari Semedov, i merr një top brenda zonës së Skënderbeut, ku nuk shqetësohet thuajse fare nga mbrojtësit duke shënuar me lehtësi golin e tretë.
 
Por, nuk mbaron me kaq.
 
Dyshimet përforcohen edhe më tej nga një mesazh dërguar nga një qytetar te faqja “Jeta Osh Qejf”. Ishte minuta e 78’ e dneshjes, dhe ai shkruante se ndeshja do të kishte me siguri edhe dy gola të tjerë, dhe ashtu ndodhi.
 
Mesazhi i kësaj faqeje u publikua pak çaste pasi përfundoi ndeshja, pasi i’u duk abuzim, shkruan javanews sot ne faqet e saj

SHKARKO APP