A “zhvlerësohet” eurobondi nga donacionet? – Ekspertët: Ekziston mundësia të zgjedhim llojin e borxhit që do të marrim

Në kushtet kur qeverisë shqiptare i është ofruar një shumë prej afro 800 milionë eurosh nga donatorët në formën e kredive të buta, ekspertët e ekonomisë Adrian Civici dhe Selami Xhepa, janë të mendimit se duhet bërë një zgjedhje sa i takon daljes në tregjet ndërkombëtare për emetimin e Eurobondit të ri, për shkak se rrezikohet të rritet borxhi publik përtej parashikimeve, ndërsa ka një tavan udhëzues nga Bashkimi Europian i cili kërkon jo më shumë  i cili nuk duhet shkelur.

Qeveria parashikon të dalë në tregjet ndërkombëtare në muajin Maj për të kërkuar hua në shumën deri në 600 milionë euro dhe deri më tani nuk ka asnjë ndryshim plani.

Ekspertët e ekonomisë i kërkojnë qeverisë të jetë e kujdesshme në raport me kreditë e ofruara apo Eurobondin që pritet të emetohet, për shkak se rrezikohet rritja përtej kufijve e borxhit publik. /Scan

YouTube player

SHKARKO APP