AAC dhe Aeroporti i Mynihut, diskutime për planin e tranzicionit të aeroportit të Vlorës

Një delegacion i Aeroportit Civil Shqiptar (AAC) po zhvillon takime me përfaqësues të Aeroportit të Mynihut, si ofrues i shërbimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. AAC bën të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua jo vetëm mbi çështjet e certifikimit, që tashmë ka filluar, por edhe planin e tranzicionit, rekrutimin dhe trajnimin e stafit, si dhe emërimin e pozicioneve kyçe, sikurse janë menaxheri i Përputhshmërisë, menaxheri i Sigurisë në Operim, menaxheri i Operimeve dhe menaxheri i Mirëmbajtjes.

AAC deklaroi se do të sigurojë certifikimin në përputhje me standardet, duke adresuar sigurinë në operim dhe kapacitetet e ofruara në momentin e lëshimit të certifikatës. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë i kategorisë 4E, me një pistë me gjatësi prej 3.2 kilometrash duke mundësuar edhe fluturimet transoqeanike.

Aeroporti i Vlorës që pritet të hapet vitin e ardhshëm, do të jetë edhe aeroporti më i madh në Ballkanin Perëndimor. Porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?