Abaz Hado, nënkryetarit të ri të Bashkisë

Nënkryetari i ri i Bashkisë së Tiranës do të jetë Abaz Hado. Lajmi është dhënë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka falenderuar Isuf Shehun për kontributin e tij dhe i ka uruar mirëseardhjen nënkryetarit të ri.

 “Faleminderit Isuf Shehu për kontributin në Bashkinë e Tiranë dhe urime në detyrën e re. Mirësevjen Abaz Hado, nënkryetar  i ri i propozuar nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet”, shkruan Veliaj në rrjetin social Tëitter.

 Isuf Shehu u largua nga detyra e Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës pasi u emërua si Drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

SHKARKO APP