Abazi i VV: Gjaku në Kosovë është derdhur për bashkimin me Shqipërinë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se shqiptarët e Kosovës nuk kanë derdhur gjak për kushtetutën, por për bashkimin me Shqipërinë.

Abazi: Nuk kanë derdhur gjak njerëzit në Kosovë për Kushtetutën. Njerëzit në Kosovë kanë derdhur gjak për bashkimin me Shqipërinë. Ata që e njohin historinë e Kosovës e dinë se çfarë është shkruar në betimin e ushtarit të UÇK-së. Betimi niste dhe mbaronte me bashkimin e trojeve shqiptare. Kushtetuta e Kosovës është produkt negociatash për ato që ndodhën në Vienë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?