Abazi: Teatri e ka vendin aty ku ishte, me ringritjen e tij ringrihemi edhe ne si popull

I ftuar në RTV Ora përballë gazetares Beti Njuma, kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri u shpreh se arrestimi i tij u bë pasi u hodh në votë që të merrej sheshi i Teatrit.

Abazi shtoi se Teatri e ka vendin aty ku ishte dhe me ringritjen e tij do të ringrihemi edhe si popull.

Boiken Abazi: Unë kam mbërritur te sheshi në 05:30. Aty kishte 50 veta dhe më vonë u bënë 1000. Kjo ka qenë fitorja e madhe atë ditë se njerëzit nuk u trembën, qoftë edhe nga armët e zjarrit. Duke shembur Teatri kanë shembur edhe memorien tonë kolektive. 

Në gjykatë, nuk u paraqit asgjë, as foto, as incizime, por prokuroria vazhdoi hetimet. Kjo lidhet me faktin që ne po qëndronim aty. Ne e hodhëm në votë që t’i kërkonim policisë që ta lironte sheshin, dhe të gjithë votuam që do ta marrim dhe aty më arrestuan. 

Teatri e ka vendin aty ku ishte. Ne nuk duhet të hutohemi, por të kërkojmë që të ringrihet te i njëjti vend. Me ringritjen e Teatrit ringrihemi edhe ne si popull. 

SHKARKO APP