Abazoviç: Beogradi ta ketë të qartë se Mali i Zi është shtet i pavarur
Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur se të gjithë, por sidomos Beogradi, duhet ta kenë të qartë se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe vendos vet për fatin e tij. “Të jetë e qartë për të gjithë, veçanërisht për zyrtarët nga Beogradi që janë marrë shumë me Malin e Zi kohëve të fundit, se ky është një shtet i pavarur që vendos për fatin e vet dhe nuk pajtohet me poshtërime”.
Abazoviç gjithashtu tha se nuk kishte frikë se DPS-ja do të kthehej dhe se është i sigurt se të gjithë anëtarët e shumicës parlamentare nuk do të bëjnë lojëra për përmbysjen historike që ndodhi gushtin e kaluar.
“Ne e mbivlerësojmë situatën dhe kemi tendencë t’i nënshtrohemi propagandës së përgjithshme që ndodh më fort jashtë vendit sesa në Malin e Zi. Mbani mend sesa situata të tilla kishte dhe të gjitha në fund të fundit kapërcehen në një mënyrë mjaft të mirë. Shumë pluhur, por pak konkretizim prandaj jam i qetë. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se interesat kombëtare të Malit të Zi janë përpara çdo llogaritje partiake. Ne duhet të afirmojmë konceptin qytetar dhe politikën evropiane dhe të gjitha vendimet tona duhet të jenë në përputhje me ato qëllime. Nuk ka asnjë diskutim për këtë”, ka thënë Abazoviç.