Abazoviç firmos me Kishën Ortodokse Serbe, por humb mazhorancën

Shqiptari Dritan Abazoviç ka humbur mazhorancën dhe po ashtu ai rrezikon që të largohet nga posti i kryeministrit në Malin e Zi. Ai u “vetësakrifikua” për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe edhe pse ishte paralajmëruar nga anëtarë të qeverisë së tij, se nuk do ta mbështesnin më nëse ajo do të miratohej.

Për miratimin e Marrëveshjes Themelore votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, ndërsa tre ministra nuk morën pjesë në seancë. Zëvendëskryeministri Rashko Konjeviç tha se qeveria e Dritan Abazoviçit po humb kështu shumicën parlamentare që e ka mbështetur deri më tani.

Pas miratimit të këtij dokumenti, Marrëveshja Themelore do t’i dërgohet Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd, i cili gjithashtu duhet ta pranojë atë.

SHKARKO APP