ABC News denoncon: Policia dhunon dhe arreston grupin e xhirimit

 

Televizioni “ABC News”, akuzon se një grup xhirimi është dhunuar nga shefi i Komisariatit numër 4 në Tiranë, Fatmir Lleshi.

Reagimi i televizionit thotë se edhe një operator është shoqëruar në mjediset e këtij komisariati.

Ngjarja ka ndodhur në drekë ndërsa grupi i xhirimit te ABC News ka qene duke përgatitur një kronikë në një rrugë pranë këtij komisariati, kronikë që nuk kishte objekt të saj policinë. Pas kësaj ngjarje, Abc News kërkoi nga shefi i komisariat 4 lirimin e menjëhershëm të grupit të xhirimit.

Po ashtu ABC News kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të Drejtuesve të Policisë së Shtetit për këtë incident të paprecedent.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dhe Lidhja e Gazetarëve dënojnë dhunën ndaj gazetarëve të ABC News dhe kërkojnë lirimin e tyre të menjëhershëm.

Edhe Shoqata e Mediave Elektronike i bashkohet qëndrimit të Gazetarëve Profesionistë dhe Lidhjes së Gazetarëve.

ABC News thotë se disponon pamje filmike të dhunës dhe kërkon hetim të menjëhershëm të kësaj ngjarje dhe shkarkim të shefit të komisariatit nr. 4, Fatmir Lleshi.

ABC News kërkon gjithashtu që Prokuroria të nisë hetimet për dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve.

SHKARKO APP