Abdi Baleta: Minishengeni kishte si qëllim kryesor të detyronte Kosovën të hiqte taksën ndaj Serbisë

Për politologun Abdi Baleta Minishengeni është një nismë që i duhej dikujt për një farë suksesi diplomatik.

Nga studioja e lajmeve në RTV Ora, Baleta tha se Minishengeni në vetvete kishte si qëllim kryesor që Kosova të hiqte taksën ndaj Serbisë.

Abdi Baleta: Nisma e Berlinit për mua ka qenë një tentativë për krijimin e një Jugosllavie të tretë. Jugosllavia u prish, këta duan ta krijojnë me zor. Minishengeni pastaj është një formë shumë e dobët e nismës së Berlinit dhe i duhej dikujt një farë suksesi diplomatik. Por minishengeni, si qëllim kryesor kishte që të detyronte Kosovën të hiqte taksën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar akuzave për tradhti në lidhje për mungesën e Kosovës në takimet e minishengenit, Baleta është shprehur se Rama ose nuk e kupton, ose bën sikur nuk e kupton këtë punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Abdi Baleta: Rama nuk po e kupton këtë punë ose bën sikur nuk  kupton, ka arsyet e tij. Dhe nuk i takon një kryeministri të Shqipërisë të shprehet me këtë gjuhë, për një politikë që Kosova e ka menduar më mirë, sepse nuk ishte vetëm Haradinaj që nuk e miratoi këtë, por edhe Thaçi që është mik i Ramës nuk i shkoi në takimin e Ohrit. Rama e ka bërë këtë kritikë ku ishin 3 gjykatës sllav, dhe ky mori rolin e prokurorit, të kësaj gjykate për përndjekjen e Kosovës, se është e kotë të diskutojmë për gjëra të tilla, se kush është tradhtar. Tradhti nuk është me brirë që të dalim ta shohim në bulevard.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?