Abilekaj: Basha nuk do e pranojë Kuvendin më 11 dhjetor

Në takimin me demokratët në Lezhë, Sali Berisha zbuloi datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Gazetari Enton Abilekaj thotë se Basha nuk do ta pranojë mbledhjen e datës 11 dhe do të ndodhë me një kundërshtim ligjor.

”Me informacionet që kemi delegatët e kuvendit kanë firmosur që të mblidhet kuvendi jashtë procedurave. Statuti parashikon edhe mbledhjen e Kuvendit pa dëshirën e kryetarit dhe prandaj konstatimi i kryetarit për këtë mbledhje, nuk vlen.

Kjo është edhe hera e parë që e sulmon Berishën si një pjesë të problemit. Ai kur lexoi vendimin për përjashtimi ne Berishës e quajti si politikanin më të rëndësishëm të tranzicionit dhe hero të demokracisë, ndërsa sot e quan pjesë të trekëndëshit të Bermudës, që Basha do t’i rrëzojë.

Basha ka ndryshuar katërcipërisht në pak kohë, vetëm pasi Berisha nisi një lëvizje kundër tij. Basha dhe Berisha nuk ka parime në këtë proces, sepse do të duhej të reagohej më herët. Këtu kemi një betejë personale për të marrë kryesimin e PD-së në dy mënyra të ndryshme”.

SHKARKO APP