Abilekaj: Hetimi për Çilin, i paplotë pa emrin e zyrtarit të Drejtësisë që u implikua
Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në studion e Abc News komentoi ndalimin e botuesit Henri Çili.
Ablikekaj tha se hetimi për Çilin nuk ishte i plotë, për aq kohë sa nuk është zbardhur edhe emri i zyrtarit të lartë në Sistemin e Drejtësisë, për të cilin thuhet se është përgjuar një bisedë për të ndikuar në vendimet e Gjykatës së Lartë për tre persona të dënuar për vrasje.
“Uroj të jetë një shkarje për hir të të afërmit të tij (kunatit). Procesi do ta vërtetojë këtë. Procesi është i paplotë përderisa personi që do të bënte lirimin nuk ka dalë.
Kush është personi që është takuar për lirimin e personave të dënuar? Nëse nuk gjendet personi dhe ai nuk ka marrë paratë kemi të bëjmë me një tentativë”, shprehet Abilekaj duke shtuar se duhej të ishte përfshirë SPAK.
“Mqs është rast i një gjykatësi të lartë duhej të futej SPAK-u. Dosja duhej të ishte e qartë. Janë përmendur të gjithë përveç atij zyrtari të lartë të drejtësisë.
Duhet të presim hetimin e plotë për të parë rolin që ka Çili aty për të parë se çfarë vepre penale ka konsumuar”, përfundoi Abilekaj.
Lexoni edhe…
Arrestohet botuesi dhe pedagogu, Henri Çili. Detaje të tjera dalin në dritë
Erion Braçe për arrestimin e Henri Çilit: Bravo Policisë së Shtetit
Alfred Lela: Të mos na fyejnë duke e përdorur Henri Çilin si “ikonë të luftës kundër krimit”!
Arrestimi i Henri Çilit, Ardi Veliu jep detajet e aksionit
Arrestimi i botuesit Henri Çili, reagon Profesorati i Universitetit Europian të Tiranës