Abilekaj: Maxhoranca të marrë masa ndaj Lefter Allës, videoja tregon gjithçka

Gazetari i njohur, Enton Abilekaj, thotë se video-ja me personazh kreun e Bashkisë së Bulqizës është e qartë dhe nuk është aspak videomontash. Gazetari ndër të tjera ka theksuar se mazhoranca duhet të marrë masa.

”Video doli nga ”Abc News”, nga gazetari Artan Hoxha që mazhoranca për të shpëtuar që të akuzonte opozitën, ishte një deklaratë e Taulant Ballës ku theksonte se ishte lojë politike. Deklarata e Lefter Alla është e shkruar nga Edi Rama jo nga Alla, ishte e njëjtë si ajo e Ervis Roshit dhe Agim Kajmakut. Tashmë mazhoranca po përpiqet që të përdorë një skemë për të kapur në flagrancë dhe fajesojnë opozitën. Salianji ishte thjesht një i përdorur nga mazhoranca pas deklaratës së tij për kryebashkiakun, por ai është e sigurtë që nuk ka bashkëpunuar me Hoxhën, pasi në të vërtetë PD nuk e kanë qef fare gazetarin. Raporti armiqësor me PD është krijuar me 21 janar ndërsa me këtë video po bën armiq PS-në”.

Ndër të tjera, Abilekaj ka theksuar se tashmë mazhoranca duhet të kishte marrë masat e nevojshme për kryebashkiakun. ”Dekriminalizimi partia e opozitës kushdo qoftë nuk ka informacion sa qeveria. Qeveria ka më shumë mjete që raportojnë rregullisht për të marrë info që kanë të bëjmnë me sigurinë. Këtu është thyer edhe siguria pasi bëhet fjalë për shërbimin informativ etj. Kjo ka një përgjegjësi të madhe dhe zëmë se Edi Rama nuk di asgjë në momentin që ai njihet me faktet që fakton opozita nuk i falet më asgjë, nuk duhet që ti marrë më në mbrojtje.Është detyrë e kryeministrit dhe duhet të kishte propozuar te presidenti shkarkimin e tij pasi përmes strukturave të tij duhet ta kishte verifikuar tashmë”.

SHKARKO APP