Abilekaj: Me marrëveshjet e arritura Rama po na integron në perandorinë otomane dhe jo në BE
Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se me marrëveshjet që ka bërë Rama me Erdoganin janë marrëveshje për integrimi në Shqipërisë në perandorinë otomane dhe jo në BE.
Abilekaj: Me marrëveshjet që ka bërë Rama me Erdoganin janë marrëveshje për integrimi ne Shqipërisë ne perandorinë otomane dhe jo në BE. Se të japësh kontrollin e kamerave dhe dronëve të sigurisë dhe së bashku me marrëveshje të tjera që janë marrëveshje protektorati.
Por ndoshta kjo politikë e Ramës po bën mirë se BE-ja nuk po përmend më kushte dhe nuk po i kërkon më asgjë Shqipërisë, por vetëm që të vijë se tryeza është gati. Mendoj se në qershor tryeza do të bëhet gati dhe të futet edhe para Maqedonisë.