Abilekaj: Në mandatin e dytë, asnjë shenjë qeverisjeje! Mandati i tretë për oligarkët e Ramës, që duan porte e aeroporte
I ftuari i mbrëmjes në RTV Ora ishte gazetari dhe drejtuesi i portalit Dosja.al Enton Abilekaj, i cili komentoi situatën në vend, pak orë para zgjedhjeve të së dielës.
Sipas tij, që nga protesta kundër armëve kimike shqiptarët kanë humbur shumë nga liritë e tyre, edhe mirëqënien, shtoi ai.
“Një qeveri që e mendon veten më të fortë se populli nuk mendon më për popullin, mendon për vete”.
Beti Njuma: Në vitin 2013 kryeministri Edi Rama do të shprehej “nuk keni parë gjë akoma”. Të njëjtën shprehje përdori edhe në mitingun përmbyllës sot në Vlorë. Çfarë pamë në 8 vite qeverisje dhe çfarë do të shohim nëse Rama i fiton sërish zgjedhjet?
Enton Abilekaj: Kjo shprehje, që është bërë epike, e zotit Rama, është vetëm një shprehje euforike dhe egoiste. Ne e pamë kur u përdor ndaj opozitës dhe për shkak të asaj shprehjeje dhe arrogance ndodhi rrahja e një deputeti në parlament dhe më pas ligji për dekriminalizimin.
Të analizosh qeverisjen e Ramës duhet shumë kohë. Në një përmbledhje të shkurtër mund të themi se një nga arritjet e Ramës që e quajtëm “Reforma në Energji”, sot OSHEE është një ndërmarrje publike akoma dhe është duke financuar fitoren e Edi Ramës në të gjitha mënyrat. Patëm një reformë në lojërat e fatit dhe sot veprimtaria e lojërave të fatit është e gjitha në të zezë dhe përfitojnë vetëm ata që lejohen nga qeveria. Kanabizoi të gjithë Shqipërinë. Dhe kjo ishte vetëm në mandatin e parë. Në mandatin e dytë nuk kishte asnjë shenjë qeverisjeje. Mandati i dytë ishte vetëm kapje të gjitha aseteve të vendit nga oligarkët dhe miqtë e kryeministrit. Mandati i tretë i Ramës është në shërbim të oligarkëve të tij. Do të ndërtojnë porte e aeroporte, do të pasurohen më shumë ata. Ky është mandati i tretë. Këtë nuk kemi parë akoma”.