Abilekaj: Nga rrengjet e mazhorancës nuk u ndërtuan në kohë institucionet e drejtësisë

I ftuar në Ora News, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se nga rrengjet e mazhorancës nuk u ndërtuan në kohë institucionet e drejtësisë.

Sipas Abilekajt ndërkombëtarët kanë mbështetur gjithmonë partinë që është në fuqi, në mënyrë që të vazhdojë reforma në drejtësi.

Enton Abilekaj: Nga rrengjet e mazhorancës nuk u ndërtuan në kohë institucionet e drejtësisë. Ne ende nuk kemi filluar me periudhën e ndëshkueshmërisë, nuk kemi kapur peshqit e mëdhenj, madje as cironka.

Deri tani nuk kemi parë rezultate të rëndësishme. Ndërkombëtarët kanë qenë të angazhuar që të mbështesin forcën politike në fuqi që t’i shkojë deri në fund reformës. Duke qenë se ka qenë Rama në mazhorancë garantuesja e Reformës në Drejtësi, ambasadorja e ka mbështetur edhe kur ka zgjedhur kryeprokuroren me 69 vota, po ashtu edhe me betimin e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese, si dhe me Dvoranin. 

Pra, të gjitha këto, edhe kur dalin mesazhe se Rama vendos kush do të jetë i pari, i dyti, ata e bëjnë që reforma të vazhdojë deri në fund. Pasi të mbyllet reforma do të shohin gabimet dhe ndryshimet e mundshme. Shumë mendojnë se kjo mund t mbyllet si një dështim, por kjo është taktika që ata kanë zgjedhur, për shkak të dredhive që bëhen këtu. 

SHKARKO APP