Abilekaj: Opozita të shfrytëzojë këtë moment pakënaqësish të mëdha kundër Ramës

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha mbrëmjen e djeshme se opozita duhet të shfrytëzojë këtë moment ku ndodhet vendi për shkak të pakënaqësive të mëdha ndaj kryeministrit Rama.

Pjesë nga debati: 

AbilekajUnë besoj që është momentumi politik që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Kemi një mal me skandale. Kemi një kryeministër të rrethuar nga të gjitha grupimet sociale, kemi një qeverisje të deskritetituar prej marrëdhënieve okulte me një grup biznesmenësh. Opozita duhet ta shfrytojë. Opozita nuk e shikon këtë në funksion të organizimit të saj por të një vote masive që do të largojë Ramën nga pushteti. Ky është një momentum që ndoshta nuk do t’i vijë pas dy vjetësh pasi nëse do të fashitet kjo valë zemërimi. Opozita duhet ta shfrytëzojë këtë. Kërkesat e opozitës janë maksimaliste. Kemi të bëjmë me bashkimin e zgjedhjeve lokale me ato të përgjithshme. Data 7 janar do të përcaktojë çfarë do të ndodhë me protestën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?