Abilekaj: PD-LSI fitojnë zgjedhjet e 25 prillit

Të dielën janë votimet për zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare, ndaj dhe analistët Enton Abilekaj dhe Mentor Nazarko, kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me fitoren.

Në emisionin “Top Talk”, Abilekaj tha se PD dhe LSI do t’i marrin fitoren PS, ndërsa Nazarko thotë se do të jetë rezultat i ngushtë, por përcaktues do të jetë PSD e drejtuar nga Tom Doshi.

”Mendoj që Tom Doshi ka një mandat personal në Shkodër, të cilin mund ta marrë dhe këtë radhë. Topalli me Patozin nuk besoj se janë parti për të marrë vota, ndërsa them që Nisma Thurje mund të tentojë të marrë 1 mandat në Tiranë, ashtu si Vetëvendosja. Unë besoj që zgjedhjet do kenë rezultat të qartë, kjo tendencë që parashikon IPSOS, është një tendencë që deri ditën e zgjedhjeve, do i japë mandatet ndryshimit, opozitës. Njerëzit për shkak të zemërimit do votojnë më shumë opozitën. Do jetë një qeveri PD-LSI dhe pastaj të tjerët janë diversione”,-tha Abilekaj.

SHKARKO APP