Abilekaj: Protesta e parë ku PD ka qëllim realitetin e ri politik

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh se kjo është protesta e parë që PD zhvillon me qëllimin e qartë për të krijuar një realitet të ri politik për qytetarët.

Abilekaj tha se në protestën e deritanishme të PD shihet që nuk ka zemërim qytetar dhe është e qartë që nuk ka spontanitet.

“Nuk besoj se është te pakënaqësia, protesta po tenton të krijojë një realitet të ri politikë. Do merret si destibalizim dhe më pas mund të merret një marrëveshje e re. Sot nuk pati fjalime, por kjo është protestë.

Kjo është protesta e parë që ka bërë PD me qëllim ndërtimin e një realiteti të ri politik. Ajo që të bën përshtypje është që nuk ka spontanitet.

Këtu nuk po e shohim zemërimin qytetar, ndoshta do e shohim më vonë. Është herët të gjykojmë nëse kjo e arriti qëllimin apo do e arrijë.”

SHKARKO APP