Abilekaj: S’jemi shtet modern, orientimi i elitave tona është korruptiv

Analisti i njohur Enton Abilekaj, thotë se një parti politike me kurs anti perëndimor nuk do të fitonte në Shqipëri. Për të shumica e shqiptarëve janë të orientuar drejt perëndimit, edhe pse orientimi i elitave tona është korruptiv.

”Kriza e kapitalizmit nuk duhet ngatërruar me krizën e demokracisë liberale. Kriza e kapitalizmit krijon një krizë të demokracisë liberale. Pavarësisht se ka pasqyra si Kina që janë duke u forcuar pas pasur demokraci liberale s’do të thotë që është ajo që duhet.

Shohim protesta në Kinë, s’mund të themi që kemi krizë të demokracisë liberale, kriza e demokracisë liberale është shkaktuar nga kriza e kapitalizmit.

Kultura e njerëzve, orientimi i tyre është perëndimor. Një parti politike me kurs jo perëndimor nuk do të fitonte zgjedhjet. Njerëzit nuk e shohin si model Dubain. Njerëzit duan të kenë mënyrën e jetës së një evropiani. Ne nuk jemi shtet modern, orientimi i elitave tona, s’është as lindor dhe as perëndimor, është korruptiv”,-tha në studion e emisionit ”Të Paekspozuarit”.

SHKARKO APP