Abortimi i votimit pa alternativë

Nga: Nora Malaj, ish-deputetja e LSI-së

Asnjëherë në historinë e këtij vendi nuk ka patur zgjedhje me të dështuara dhe më të shtëmtuara, të cilat nga vet populli u abortuan! Një ditë pas zgjedhjeve, OSBE-ODIR, e përcaktoj qartë se këto ishin votime dhe jo zgjedhje ku mund të zgjidhje alternative. Tashmë opozitarizmi sot nuk është vetëm opozita , po opozitarizmi i popullit që bojkotoi masivisht dhe abortoi këto votime të stisura. Sot jemi para një situate ku sipas raportit paraprakë:

1- Qytetarët nuk patën mundësi të zgjidhnin.
2- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka qënë i pabalancuar politikisht
3-Zgjedhjet bëhen për qytetaret jo për politikanet, treguan qartë se ky votim, pasi zgjedhje nuk kishte, u abortuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tanshmë jemi në një situatë që zgjidhja u përligj nga populli. Tashmë të gjithë janë më shumë se të ndërgjegjësuar, se partia që vet voton, vet numëron dhe vet vlerëson dhe rimbush kutitë, i ka ikur ora. Tashmë pasqyra e politikës është populli dhe dimensioni i tij.
Ajo që u pa në fletët e votimi ishte e qartë, sesi në mbushjet e tyre, qytetarët shprehen të gjithë emocionet dhe revoltën se ata nuk mund të pranohen popull-fasadë. Era e ndryshimit tashmë ka nisur! Fjalët janë të tepërta!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?