Abuzim seksual me të miturën, në pranga 22-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Kamëz, ku një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht nga një 22-vjeçar. Vajza e mitur, e cila iu ka treguar të gjithë ngjarjen prindërve të saj, që nga ana e tyre, kanë denoncuar menjëherë në polici. Uniformat blu janë vënë në lëvizje, duke arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje, 22-vjeçarin A.D, i cili ka mohuar krimin para policëve. Vajza e mitur është pyetur nga psikologët për ngjarjen e rëndë, si dhe iu është nënshtruar gjatë ditës së sotme ekzaminimeve mjeko-ligjore.

SHKARKO APP