Abuzimet me tenderat, ish-kryebashkiaku i Bulqizës: Akuzat janë të pabazuara në prova
Ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla ka ankimuar në Apel vendimin për masën e sigurisë ”arrest me burg”. Ai akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milionë euro me akuzën e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike dhe “shpërdorim detyre”.
Nga ana e tij, Alla pretendon se akuzat e ngritura nga SPAK janë të pabazuara dhe në shkelje të ligjit. Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Aida Dollani do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën e të pandehurit.
Seanca është caktuar që të mbahet të premten. Bashkë me Allën për tenderat korruptiv përfunduan në pranga edhe 11 persona të tjerë, përfshirë zyrtarë të tjerë të bashkisë.
KOHA JONË SONDAZH

